37 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

37 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

37 të vdekur nga COVID-19, janë regjistruar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Maqedonin e Veriut, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi njofton se 365 raste të reja janë regjistruar prej gjithsej dy mijë e 820 testime të kryera.

Ndërsa, Instituti për Shëndet Publik ka raportuar se 594 pacientë janë regjistruar tashmë të shëruar.

Me rastet e 30 prillit, numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 152 mijë e 367 pacientë prej të cilëve 132 mijë e 765 janë shëruar, ndërsa katër mijë e 855 kanë ndërruar jetë.

Gjithsej, numri i rasteve aktive deri më 30 prill është 14 mijë e 747. /Insajderi.com