371 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

371 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë, numërohen 371 raste aktive me Coronavirus.

Në bazë të të dhënave të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 33 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

Ndërsa, 12 të tjerë janë shëruar, shkruan Insajderi.com.

Në anën tjetër janë bërë 3 mijë e 58 testime dhe nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.

Theksojmë se edhe Kosova është prekur nga varianti Omicron.

Omicron

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, më 26 dhjetor ka bërë të ditur se janë identifikuar nëntë raste të reja me Omicron.

“Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste: 2 raste janë të importuara nga SHBA-të,2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, 1 rast është i importuar nga Franca; dhe 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës,  të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë”, thuhet në një njoftim për media./Insajderi.com