38 vite burgim për shqiptarët në Maqedoni, dënohen për “vrasje në mënyrë mizore”

38 vite burgim për shqiptarët në Maqedoni, dënohen për “vrasje në mënyrë mizore”

Trupi gjykues e ka dënuar me nga 19 vite burg Besir Belën dhe Skender Demirin. Vendimi e shpalli gjykatësja Daniella Aleksovska – Stojanovska, ndërsa i bëri fajtor për vepër penale “vrasje në mënyrë mizore” shkruan Koha.

Ndryshe, rasti filloi më 9 nëntor të vitit të kaluar dhe e udhëheq gjykatësja Daniella Aleksovska – Stojanovska.

Më 7 shkurt të këtij viti ishte bërë rikualifikim i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve në stacionin e autobusit në Autokomandë.

Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri së bashku me J.L. (19) i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkoloid” në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e mara, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 humbi jetën në Klinikën për Anestezion.

Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”. Dy nga sulmuesit, Besir Bela dhe Skender Demiri, janë në paraburgim në burgun “Shkupi” në Shutkë, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes, është shpallur urdhërarrest në vend dhe jashtë vendit.

Nikolla Sazdovski, personi që vdiq pas përleshjes me Belën dhe Demirin

Prokuroria Themelore Publike për vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski – Sazdo tre të dyshuarit i ndjek për veprën penale “vrasje në mënyrë mizore”, vepër e cila para rikualifikimit konsiderohej si “dhunë”.