380 euro për montimin e derës së zv/ministrit në detyrë

380 euro për montimin e derës së zv/ministrit në detyrë
Burimi i fotografisë: Ilustrim

380 euro ka shpenzuar Ministria e Administratës Publike për ta furnizuar me derë zyrën e njërit prej zëvendësministrave të Shëndetësisë.

Përmes një tenderi të dhënë më 22 tetor, të publikuar të premten në uebsajtin e autoritetit të tenderëve – KRPP, bëhet e ditur se Ministria e Administratës ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Vali” për blerjen dhe montimin e një dere në zyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë, raporton Insajderi.

“Furnizim dhe montim të dritares në zyrën e zv/Ministrit të Shëndetësisë në ndërtesën e Ministrisë së Shendetësisë”, thuhet në përshkrimin e kontratës.

Për tenderin në fjalë, i cili ishte i formës së hapur, kishin aplikuar tri kompani. /Insajderi.com