Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 3.349 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1.288 kanë rezultuar pozitivë, ose 38 për qind e testeve të kryera, njofton Insajderi.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 39 vdekje, ndërsa janë shëruar edhe 1.078 persona.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 20.881.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.349 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 320.011./Insajderi.com