4.783 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë

4.783 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë

4.783 zyrtarë kanë kryer obligimin deklarimit të pasurisë, njofton Insajderi.

Kjo obligohet me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, në mënyrë që rastet ku dyshohet që kanë të bëjnë me korrupsion të hetohen.

“Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, procesi i deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të lartë publik ka përfunduar me 31 mars 2021, thuhet në kumtesën e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

4.783 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor.

Ndërsa 56 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt.

28 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose kanë deklaruar pas afatit duke i dhënë arsyet pse janë vonuar, ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë ende. /Insajderi.com