Katër autobusë me protestues nisen nga Podujeva

Katër autobusë me protestues nisen nga Podujeva

Dhjetëra protestues nga komuna e Podujevës, janë nisur drejt Prishtinës duke iu përgjigjur thirrjes së  Lëvizjes Vetëvendosje për protesten me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Me flamuj kombëtarë e tupanë, protestuesit u nisën drejt kryeqytetit, aty edhe ku do të fillojë protesta në ora 14:00.

Përveç kësaj, në rrugët e qytetit të Podujevës janë parë edhe qytetarë të tjerë të cilët në mënyrë të organizuar kanë mësyrë kryeqytetin edhe me vetura të tyre private.