Në ditën kur ndodhi tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, në media e rrjete sociale u publikuan fotografi e video tejet prekëse, pretendohej se i përkisnin pikërisht datës 26 nëntor, dita kur Durrësi e Thumana u shkundën nga tërmeti, shkruan Insajderi.
Fotoja më e shpërndarë ishte ajo e një qeni i cili i qëndronte afër të zotit, i cili ishte i mbuluar nga rrënojat që kishte shkaktuar tërmeti. Kjo fotografi nuk është shkrepur në Shqipëri por në Kaliforni në vitin 2018-të.
Foto e autokolonës së makinave ushtarake të FSK që shkonin drejt Shqipërisë është realizuar në vitin 2017 dhe jo në nëntor 2019.
Në 2017-ën një kontigjent i Forcave të Ushtrisë së Kosovës ishin nisur për të marrë pjesë në një operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.
Fotoja tjetër “fake” e cila nuk përkon me ngjarjen që ndodhi në Shqipëri është edhe ajo ku shihet një fëmijë teksa qan në mesin e rrënojave. Këtë fotografi e gjeni në internet nën logon ” “shutterstock”.
Edhe fotoja kur shfaqet një burrë i vetëm mes rrënojave i ulur duke qarë nuk ka të bëjë me tërmetin në Shqipëri.
Madje, përveç këtyre fotografive pati edhe video e lajme të rreme.
Ndiqni storien e plotë: