4 mijë e 489 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

4 mijë e 489 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë, aktualisht janë gjithsej 4 mijë e 489 raste aktive me Coronavirus.

Sipas raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 771 raste të reja, nga 6 mijë e 553 testime.

Kurse, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 119 persona.

Ndërkaq, në total që nga fillimi i pandemisë janë administruar 1 milionë e 716 mijë e 225 vaksina./Insajderi.com