4 shtatzëna vdesin nga COVID-19 për pak ditë në Kosovë

4 shtatzëna vdesin nga COVID-19 për pak ditë në Kosovë

Katër gra shtatzëna kanë vdekur për pak ditë në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, derisa dy të tjera janë duke u trajtuar në njësinë intensive, transmeton Insajderi.com.

Mjeku përgjegjës në mjekimin intensiv, Mentor Alimusaj, thotë se në dy rastet e fundit është bërë edhe lindja e detyrueshme.

“Dy lehonat vdiqën në dy ditët e fundit. Të parës i ka mbijetuar foshnja, ndërsa të dytës jo”, ka thënë ai për “Kohën”.

Para këtyre dy rasteve, në vend janë regjistruar edhe dy raste të tjera të vdekjeve të grave shtatzëna, duke e çuar në katër numrin e shtatzënave të vdekura nga COVID-19 në valën e variantit “Delta”.

Rastet e vdekjeve te grupmoshat e reja në përgjithësi, janë shtuar ndjeshëm në këtë valë të pandemisë.

Vetëm në tri ditët e para të shtatorit, nga 80 vdekjet e regjistruara, nëntë prej tyre ishin nën 40 vjeç. /Insajderi.com