4 të lënduar në aksidentin midis dy kamionëve dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova” (Pamje)

4 të lënduar në aksidentin midis dy kamionëve dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova” (Pamje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”. Katër persona kanë mbetur të lënduar në këtë aksident, derisa shkalla e lëndimeve nuk dihet derisa të dalin konfirmimet zyrtare nga mjekët kompetentë.

Kështu ka bërë të ditur për redaksinë, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili tha se aksidenti ka ndodhur midis dy kamionëve transportues dhe një veture.

“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy kamiona transportues dhe një veturë”, ka thënë ai.

“Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje për tu marrë me rastin si dhe për të hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksidenti”.

“Si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë”, ka përfunduar Kelani.

Redaksia ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet përplasja midis dy kamionëve në këtë aksident, që ka çuar edhe në devijime të automjeteve dhe dëmeve materiale përveç atyre në njerëz. /Shqip.com