4 të vdekur dhe 157 raste me COVID-19

4 të vdekur dhe 157 raste me COVID-19

Katër të vdekur  dhe 157 raste të reja janë regjistruat të mërkurën me Coronavirus.

Numri i viktimave ka arritur në 492 ndërsa i rasteve të infektimit me Coronavirus 12.840, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Numri i të shëruarve është 8.942 që nënkupton rastet aktive janë 3.406.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok. /Insajderi.com

 

154 TË SHËRUAR DHE 157 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Mittwoch, 26. August 2020