Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore raportohet për 4 pacientë të vdekur dhe 200 të infektuar me Coronavirusin e ri brenda 24 orëve, njofton Insajderi.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1828 mostrave. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 15 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 523.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 11,754 persona. Prej tyre, 7,622 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,609./Insajderi.com