4 të vdekur dhe 396 raste të reja me COVID-19

4 të vdekur dhe 396 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur të mërkurën, se në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 dhe 396 raste pozitive, që është numri më i madh brenda një dite, njofton Insajderi.

Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 536, kurse i të prekurve me COVID-19 në 22.300.

Brenda 24-orëve në Shqipëri janë shëruar 105 pacientë, kurse raste aktive mbeten 10.186./Insajderi.com