40 ditë paraburgim për pjesëmarrje në grupe terroriste

40 ditë paraburgim për pjesëmarrje në grupe terroriste

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit prej 40 ditë kundër M.I., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste sipas të KPR të Maqedonisë Veriore.

Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të  paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit, pasi po të gjendej i kërkuari M.I. në liri, i njëjti mund të ikë dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi është shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe kërkohet nga autoritetet e atjeshme për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Po ashtu Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara, pasi po të gjendej i kërkuari në liri të plotë, ai do të arratisej dhe do të pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.