Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se 421 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre 347 me oksigjeno-terapi dhe 40 në gjendje të rënduar shëndetësore në mjekim intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19: Klinika Infektive, 75 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 41 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 20 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë,1 pacient dhe Klinika e Pediatrisë, 1 pacient.
Numri i pacientëve sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 32 pacientë, Spitali i Gjakovës, 27 pacientë, Spitali i Pejës, 72 pacientë, Spitali i Gjilanit, 36 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 21 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 29 pacientë./Insajderi.com