40 të vdekur dhe 591 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

40 të vdekur dhe 591 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në n24 orët e fundit kanë vdekur 40 pacientë si pasojë e COVID0-19, njofton Insajderi.

Ndërkohë, raste të reja janë shënuar 591 nga 1683 mostra të kryera.

Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 1.345, kurse i të prekurve me COVID-19 në 47.636./Insajderi.com