Kurti deklaron banesë në vlerë prej 400 mijë eurove, në pronësi të bashkëshortes së tij

Kurti deklaron banesë në vlerë prej 400 mijë eurove, në pronësi të bashkëshortes së tij

Një apartament prej 67 metrave katror në vlerë prej 400 mijë eurove dhe në pronësi të bashkëshortes së tij, e ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, Kurti nuk ka deklaruar asnjë pronë të paluajtshme në pronësi të veten, por ka deklaruar një banesë në pronësi të bashkëshortes së tij, Rita K. Augestad-Knudsen.

Në deklarimin e pasurisë nuk është specifikuar nëse bëhet fjalë për apartament në Norvegji – prej nga vjen bashkëshortja e Kurtit – apo në Kosovë.

Banesën prej 67 metrave katror, Kurti e ka deklaruar në vlerë prej 400 mijë eurove. Ka thënë se është blerë në vitin 2018 nga bashkëshortja, ndihmuar edhe përmes një kredie të marrë nga ajo, raporton Insajderi.

Bashkëshortja e Kurtit ka marrë kredi në vlerë prej 270 mijë euro, të cilën obligohet ta kthejë në 25 vitet e ardhshme.

Në pronësi personale, kryetari i VV-së nuk ka deklaruar pasuri të luajtshme, e as të paluajtshme. Nuk ka deklaruar as veturë. /Insajderi.com