4019 raste aktive dhe 365 të vdekur nga Coronavirusi

Në anën tjetër, 163 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 6411 raste.

4019 raste aktive dhe 365 të vdekur nga Coronavirusi

Vetëm ditën e kaluar në Kosovë janë regjistruar edhe 205 raste të reja me Coronavirus, nga gjithsej 521 persona të dyshuar për COVID-19 që janë testuar gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Me 205 rastet e reja, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 10795 nga gjithsej 42136 persona të testuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka pasur edhe 11 raste të vdekjes me Coronavirus duke e dërguar kështu numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 365.

Në anën tjetër, 163 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 6411 raste.

Së këndejmi, në Kosovë raste aktive me Coronavirus aktualisht janë 4019.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19, 449 prej tyre janë të hospitalizuar në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale./Insajderi.com