500 të burgosur kanë votuar deri tani

500 të burgosur kanë votuar deri tani

500 persona nëpër burgjet e vendit kanë shfrytëzuar deri tani të drejtën për të votuar, transmeton Insajderi.

Florent Gashi, zyrtar për informim i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka thënë se të drejtë vote kanë 1 mijë e 351 të burgosur.

“Nëpër të gjitha institucionet korrektuese deri më tani kanë votuar 408, ndërsa me të drejtë vote janë një mijë e 351 persona. Procesi po vazhdon dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullsi”, tha Gashi për Insajderi-n.

Procesi i votimit në të gjithë vendin po vazhdon të vëzhgohet nga Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” me qëllim të informimit të rregullt të publikut mbi mbarëvajtjen e këtij procesi.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 13:00, dalja e qytetarëve në votim në nivel vendi është raportuar të jetë 19.8% (margjina e gabimit 0.52%)./Insajderi.com