41 aksidente për 24 orë

41 aksidente për 24 orë

41 aksidente kanë ndodhur në njëzetekatër orët e fundit në vendin tonë.

Fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, njofton Insajderi.

Ndërsa 14 aksidente u regjistruan me të lënduar e 27 me dëme materiale.

Për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës ka shpërndarë 1.176 tiketa trafiku. /Insajderi.com