418 raste me COVID-19, sot shqyrtohen propozimet për kufizime

418 raste me COVID-19, sot shqyrtohen propozimet për kufizime

418 raste brenda një dite kanë alarmuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Për këtë Ministria që drejtohet nga Armend Zemaj, të premten përmes një komunikate për media paralajmëroi se të shtunën mund të shqyrtohen propozime që lidhen me kufizime të masave shkak i rritjes së infeksioneve

“Do të shqyrtohen disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë”.

Kosova me lirimin e masave filloi nga 4 maji dhe kishte vazhduar me tri faza deri më 1 qershor.

Zemaj vazhdimisht ka pasur rezerva për një mbyllje të ngjashme si ajo e marsit, pas shpërthimit të pandemisë po në atë muaj.

Në anën tjetër IKShPK vazhdon të kërkojë në respektimin e udhëzimeve shëndetësore. /Insajderi.com