42 mijë qytetarë të vaksinuar me vaksinën anti-COVID në Kosovë

42 mijë qytetarë të vaksinuar me vaksinën anti-COVID në Kosovë

Koordinatori i Qendrës se vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, Niman Bardhi ka njoftuar se deri më tani janë vaksinuar 42 mijë persona në të gjithë vendin, përcjell Insajderi.

Bardhi ka thënë se vetëm gjatë ditës së hënë janë vaksinuar 140 të moshuar.

Procesi i vaksinimit po vazhdon për të moshuarit mbi moshën 65-vjeç.

“Siç po e shihni edhe sot po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga mosha mbi 65-vjeç, ku aktualisht sot kemi të vaksinuar 140 persona, ndërsa nëse llogarisim në total numri shkon deri në tetë mijë të vaksinuar, e nga fillimi i vaksinimit numri shkon deri në 42 mijë”, ka pohuar ai.

Bardhi tutje ka shtuar se sa i përket procesit të vaksinimit, do të këtë lehtësira në aplikim.

“Këtë çështje e kemi ngritur në instanca më të larta, dhe në bazë informatave që kemi nga nesër do të ketë lehtësira dhe ky proces do të evitohet”, ka theksuar ai./Insajderi.com