42 raste të reja me COVID-19

42 raste të reja me COVID-19

42 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, përcjell Insajderi.com.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar tetë qytetarë duke e çuar në 158 mijë e 41 numrin e të shëruarve.

Sipas njoftimit, aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 453.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë dhënë dy mijë e 18 doza të vaksinës anti-COVID’19, kurse që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë një million 673 mijë e 578 doza të vaksinës.

Ndryshe, deri më tash 782 mijë e 696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID’19./Insajderi.com