42 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

42 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Shifra e personave të vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka shënuar një rritje të dukshme, njofton Insajderi.

42 pacientë nuk arritën t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me COVID-19 dhe ndërruan jetë në këtë vend.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit edhe një mijë e 174 raste kanë rezultuar pozitive me Coronavirus.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej katër mijë e 598 mostra të marra për testim.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 811 pacientë, ndërsa vazhdojnë të jenë 22 mijë e 485 raste aktive.

Numri total i të infektuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut eshtë 140 mijë e 65 persona, të shëruar 113 mijë e 430 ndërsa që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar katër mijë e 150 raste të vdekjes. /Insajderi.com