43 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës

43 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës

52 pacientë me COVID-19 të dyshuar me COVID-19 janë hospitalizuar në spitalin e Gjakovës prej tyre 43 pacientë kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus, ndërsa 28 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Nga spitali kanë njoftuar se 9 pacientë janë në pritje për testim dhe 5 të tjerë janë në CPAP maskë.

Po ashtu edhe 6 mjekë, 16 infermierë dhe 2 staf mbështetës janë infektuar me virusin Corona.

Qytetarëve iu është bërë thirrje që të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo. /insajderi.com