435 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

435 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Qindra tiketa janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit si pasojë e mosrespektimit të masave anti-COVID’19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, ku thuhet se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 435 sosh.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 907 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale. /Insajderi.com