44% më pak raste me COVID-19 në dy javët e fundit

44% më pak raste me COVID-19 në dy javët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka deklaruar se numri i rasteve pozitiv me Coronavirus ka rënë në 44%.

“Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%”, thuhet në njoftim.

Të hënën janë raportuar 79 raste të reja dhe dy vdekje.

Këto statistika jenë shumë më ulët krahasuar me shifrat e muajve të kaluar.

Në total Kosova ka regjistruar 15.142 raste pozitiv me COVID-19 prej tyre 615 vdekje. /Insajderi.com