
23 pacientë të cilët janë të infektuar me COVID-19 dhe po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ku tutje kanë informuar se nëpër spitale janë të shtrirë rreht 556 pacientë në total.
Sipas raportit të SHSKUK-së të konfirmuar me COVID-19 janë 440 pacientë.
Shërbimi Spitalor bën me dije se 357 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe 17 në respiratorë, ndërkaq 23 nga këta janë në gjendje të rëndë. /Insajderi.com