444 raste me COVID-19, vetëm në Prishtinë

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me Covid19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive".

444 raste me COVID-19, vetëm në Prishtinë

Në Prishtinë janë 444 raste aktive me COVID-19, një shifër mjaftë e lartë edhe krahasuar me komunat tjera të Kosovës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunë e Prishtinës, Bujar Gashi, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me Covid19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive. Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, shkruan Gashi në llogarinë e tij në Facebook.
“Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj”.

Ai ka bërë thirrje edhe një herë për zbatimin e masave mbrojtëse, si forma e vetme, të paktën momentalisht, për ta luftuar këtë virus./Insajderi.com