446 gjoba për mos respektim të masave anti-COVID

446 gjoba për mos respektim të masave anti-COVID

Numri i gjobave të shqiptuara për mosrespektimin e masave anti-COVID’19, po vazhdon të jetë i lartë, njofton Insajderi.

Brenda 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 446 gjoba për personat që nuk kanë respektuar Ligjin për COVID-19.

Në raportin e Policisë thuhet se janë shqiptuar 801 tiketa trafiku si dhe kanë ndodhur 43 aksidente, ku 14 janë me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

Nga një aksident që kishte ndodhur më 8 janar ka ndërruar jetë një person. /Insajderi.com