446 gjoba janë shqiptuar brenda 24-orëve të fundit për personat që nuk kanë respektuar masat ndaj COVID-19, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin e tyre ditor.
Në anën tjetër, 15 persona u arrestuan dhe 14 persona u dërguan në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 55 aksidente 17 prej tyre janë aksidente me të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 773 tiketa trafiku. /Insajderi.com