45 të lënduar nga aksidenti në Kroaci, shtrihen në spital

45 të lënduar nga aksidenti në Kroaci, shtrihen në spital

45 persona janë të lënduar rëndë si pasojë e aksident të autobusit me kosovarë që ka ndodhur në Kroaci.

Kështu ka thënë drejtori i spitalit kroat, Josip Samardžić, raporton gazeta index.

Për orën 11:30 është paralajmëruar një konferencë për media.

Dhjetë persona po raportohen të kenë ndërruar jetë si rezultat i këtij aksidenti tragjik.

Krerët e institucioneve të Kosovës e Kroacisë kanë reaguar në lidhje me tragjedinë.

Rreth orës 06:20 autobusi me targa të Kosovës doli nga rruga.

Kjo është konfirmuar edhe nga kompania “Deva Tours”, ku u tha se pasagjerët ishin mërgimtarë. /Insajderi.com