45 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

45 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4 920 testime ndërsa janë regjistruar 1 394 raste të reja me Coronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet  Publik 479 pacientë janë shëruar.Në 24 orët e fundit betejën kundër kovid-19 e kanë humbur45 persona.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 134.134, numri i personave të shëruar 108.676, i të vdekurve 3.905.

Numri i rasteve aktive është 21.553.  /Insajderi.com