"Unë nuk mbijetoj, jetoj fuqishëm”, tha Albin Kurti më 18 mars, po atë ditë kur e shkarkoi Agim Veliun nga ministri i Punëve të Brendshme. Në ditën e 45 të qeverisjes Kryeministri e humbi kontrollin, e dha sinjalin e dorëzimit, dhe të prishjes së qeverisë.
Pikërisht sot, qeveria e Albin Kurtit u rrëzua, nuk “mbijetoi”.
Ai tash mund të “jetojë” fuqishëm duke mbajtur primatin e Kryeministrit më jetëshkurtër në vend.
Rrëzimin nga pushteti e mori si “dhuratë” – pikërisht një ditë pasi mbushi 45 vjeç, shkruan Gazeta Insajderi.
Si nisi çarja e “koalicionit të shpresës”?
Tandemi Albin Kurti-Isa Mustafa – thuajse asnjëherë nuk janë pajtuar për vendimet e rëndësishme të qeverisë.
Siç ndodhi me taksën.
Ky paralajmërim i tij asnjëherë s’u bë vendim, proces ky për të cilin Kurti edhe kërkoi falje.
Krejt kjo ndodhi pasi Mustafa dhe partia e tij kërkonin heqjen 100% të taksës dhe ajo ashtu siç paralajmëroi Kurti.
Mustafa kërkesën e tij e përsëriti këtë kërkesë.
I pari i LDK-së në një formë tha se nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen – mund edhe të ndodhë prishja e koalicionit.
Prishja e koalicionit jo që nuk ishte paralajmëruar.
Ajo shihej edhe tek mendimet krejt të kundërta të të dy partive në raportet SHBA-Kosovë – që kanë nisur të “dëmtohen” pas kokëofortësisë së kryeminsitrit për të mos e hequr taksën, veprim ky që është kundërshtuar krejtësisht nga shteti më i fuqishëm në botë, Amerika.
Si për t’i vënë vulën përçarjes së tyre të madhe, ndodhi e treta e vërteta: Isa Mustafa kërkoi gjendje të jashtëzakonshme pas përhapjes së Koronavirusit në vend, ndërsa Albin Kurti e kundërshtoi, tha se akoma ka kohë për këtë veprim.
Agim Veliu, i cili e mbështeti gjendjen e jashtëzakonshme, doli të jetë “kurban” i mosmarrëveshjes së fundit Kurti-Mustafa, mosmarrëveshje kjo që i dha fund “koalicionit të shpresës”.
insajderi.com