Serbët përbëjnë vetëm 2% të emigrantëve në Gjermani por gjatë vitit të kaluar 11% e rasteve kriminale të kryera nga emigrantët, janë bërë nga serbët. Pas tyre vijnë kosovarët të cilët përbëjnë 4% të emigrantëve por janë përfshirë në 14% të rasteve kriminale, ndërsa në vendin e tretë vijnë emigrantët nga Shqipëria të cilët edhe pse të vogël në numër janë përfshirë në raste të shumta të veprave penale.
Krimet e kryera nga emigrantët në Gjermani janë rritur për 79 për qind gjatë vitit 2015, sipas shifave të publikuara nga Zyra Federale e Krimit.
Pothuajse 1 nga 5 veprat penale janë kryer nga emigrantët ose refugjatët në Gjermani gjatë vitit të kaluar dhe shumica e tyre ishin krime të dhunshme sikurse sulmet, plaçkitjet ose kërcënimet, thuhet në raportin e publikuar nga gazeta “Bild”, raporton Insajderi.
Raporti përfshinë listën e krimeve të kryera nga emigrantët në periudhën Janar-Dhjetor 2015, në kohë kur Gjermani po përballet me 1 milionë kërkesa për azil.
Emigrantët që janë të përfshirë në krime, raporton Insajderi, vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani ndërsa pjesa tjetër vijnë nga vendet e Ballkanit.
Sirianët përbëjnë pjesën më të madhe të refugjatëve në Gjermani 48 për qind, ku 24 për qind e të cilëve dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale.
Ndërsa serbët të cilët ani pse përbëjnë vetëm 2 për qind të refugjatëve në Gjermani, janë të përfshirë shumë në krime. Fiks 13 për qind e krimeve të kryera nga emigrantët janë bërë nga serbët.
“Sirianët, afganët dhe irakianët janë grupi më i madh i emigrantëve, por janë më pak të përfshirë në rastet delikuente, krahasuar me emigrantët e tjerë”, thuhet në raport.
“Proporcionalisht shumica e emigrantëve që janë të përfshirë në vepra penale vijnë nga Ballkani, përkatësisht Kosova, Shqipëria dhe Serbia duke mos lënë anash edhe emigrantët nga Eritrea dhe Nigeri”, thuhet në raportin e Zyrës Federale, raporton Insajderi.
Megjithatë, përkundër raportimeve se emigrantët po kryejnë krime të sulmeve seksuale në publik, shifrat zyrtare tregojnë se vetëm 1 për qind e krimeve të kryera nga emigrantët vitin e kaluar, ishin krime seksuale.
Si të dyshuar për terrorizëm nga emigrantët në Gjermani gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 266 persona. Tetëdhjetë prej tyre janë liruar ndërsa 186 janë ende duke u përballur me Gjykatën.
Sipas raportit depërtimi i militantëve të ISIS-it në Gjermani është një trend në rritje./Insajderi