Numri i tiketave të shqiptuara për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID, edhe brenda 24-orëve të fundit ishte i lartë, njofton Insajderi.
Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore ka shqiptuar 457 gjoba për shkak të moszbatimit të Ligjit për COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 21 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 17 aksidente me të lënduar.
Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 603 tiketa trafiku. /Insajderi.com