
Numri i tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës për personat që nuk po respektojnë Ligjin për COVID-19,po vazhdon të jetë i lartë, njofton Insajderi.
Vetëm gjatë 24-orëve të fundit 457 gjoba janë shqiptuar për ata që nuk kanë respektuar masat, shumica e të cilave janë për mosmbajtje të maskës.
Përveç kësaj, tiketa janë shqiptuar edhe për mosrespektim të rregulave të komunikacionit.
Siç bëhet e ditur në raportin e përditshëm të policisë, gjatë së njëjtës periudhë kohore, 702 persona janë dënuar me gjobë. /Insajderi.com