46 pacientë me Coronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore

46 pacientë me Coronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore

46 pacientë me Coronavirus të cilët po trajtohen në nëpër spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur QKUK-SHSKUK, përmes një njoftimi në Facebook, gjithsej 627 pacientë po trajtohen nëpër spitalet regjionale, 424 prej të cilëve janë të infektuar me Covid-19.

Ndërkaq, 381 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Po sipas njoftimit, vetëm në QKUK janë të hospitalizuar 265 pacientë, prej tyre 214 të konfirmuar me virusin Corona.

Sot janë raportuar shtatë pacientë të vdekur e 250 raste të reja pozitive me koronavirus. /Insajderi.com/