
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se deri në orën 18:00 kanë votuar 46 për qind e gjilanasve, ose mbi 43 mijë votues, transmeton Insajderi.
Krahasuar me totalin e vitit 2019, del se deri tani dalja e votuesve është për 3 mijë më pak votues.
Përmes një konference për medie, Haziri ka apeluar qytetarët që ta shfrytëzojnë orën e fundit për të votuar.
Ai ka thënë se të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit duhet të qëndrojnë deri në numërimin e fundit të votave.
I pari i Gjilanit ka shtuar se deri tani nuk ka pasur incidente që do ta lëndonin procesin zgjedhor./Insajderi.com