461 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitale

461 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 461 pacientë pozitivë me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitale, përcjell Insajderi.

Sipas një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 439 janë në asistim të oksigjeno-terapisë.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare janë të shtrirë 169 pacientë, ku 13 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar gjithsej 104 mijë e 986 persona, ndërsa dy mijë e 162 prej tyre kanë përfunduar me vdekje./Insajderi.com


COVID- 19: 571 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Bazuar në raportet e datës 30 prill 2021nga klinikat COVID të QKUK-së, …

Posted by Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës on Friday, 30 April 2021