
462 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Në bazë të raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën – u regjistruan edhe tetë infeksione të reja dhe u shëruan gjashtë pacientë.
Që nga shpërthimi i pandemisë, më 13 mars të vitit të kaluar – në Kosovë janë regjistruar 160 mijë e 880 raste të reja.
Ndërkaq, 157 mijë e 440 persona ia arritën ta kalojnë me sukses Coronavirusin.

Punonjësit shëndetësor duke hequr trupat e pajetë nga COVID-19
Fatmirësisht gjatë ditës së fundit nuk është regjistruar as një viktimë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik – po apelojnë te qytetarët që të vaksinohen.
Mirëpo, të dielën qendrat e vaksinimit nuk punuan.
Për këtë, të hënën nuk kishte raport për numrin e personave që morën një dozë vaksine. /Insajderi.com