462 raste aktive me COVID-19

462 raste aktive me COVID-19

462 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Në bazë të raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën – u regjistruan edhe tetë infeksione të reja dhe u shëruan gjashtë pacientë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, më 13 mars të vitit të kaluar – në Kosovë janë regjistruar 160 mijë e 880 raste të reja.

Ndërkaq, 157 mijë e 440 persona ia arritën ta kalojnë me sukses Coronavirusin.

Por, nuk ia dolën 2 mijë e 978 tjerë të cilët ndërruan jetë.

Punonjësit shëndetësor duke hequr trupat e pajetë nga COVID-19

Fatmirësisht gjatë ditës së fundit nuk është regjistruar as një viktimë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik – po apelojnë te qytetarët që të vaksinohen.

Mirëpo, të dielën qendrat e vaksinimit nuk punuan.

Për këtë, të hënën nuk kishte raport për numrin e personave që morën një dozë vaksine. /Insajderi.com