47 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

47 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

47 aksidente kanë ndodhur brenda njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Asnjë prej tyre nuk përfundoi me fatalitet, raporton Insajderi.com

Ndërkaq, 14 aksidente ishin me të lënduar e 33 me dëme materiale.

Për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 465 gjoba. /Insajderi.com