Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se nga fillimi i këtij viti deri më sot janë vaksinuar në total 470 mijë qytetarë.
Ky numër i është afruar objektivit të qeverisë për të vaksinuar 500 mijë qytetarë brenda muajit maj.
“Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve”.
“Ia kemi dalë të kryejmë mbi 470 mijë vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu në Twitter. /Insajderi.com