471 kandidatë për asamble ankohen se iu vodhën votat

471 kandidatë për asamble ankohen se iu vodhën votat

Në 24 orët e fundit, të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë pasur mundësinë që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Nga dje në ora 12 deri sot në po të njëjtën kohë, në PZAP janë ankuar rreth 500 kandidatë, shkruan Indeksonline.

Kështu ka thënë në një prononcim për Indeksonline kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mul Desku.

“Ju informoj se prej ditës se djeshme në ora 12:00 nderi me sot në ora 12:00 në PZAP nga kandidatet për anëtarë të kuvendeve komunale ndaj vendimit të KQZ-së lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare te zgjedhjeve lokale janë paraqitur 471 ankesa”, ka thënë Desku.

Ai ka theksuar se tashmë PZAP- i ka filluar shqyrtimin e këtyre ankesave dhe obligohet që brenda afatit prej 72 orëve për të vendosur lidhur me këto ankesa d.m.th. prej sot në ora 12:00 deri ditën e hënë me datën 13.11.2017 në ora 12:00.