
471 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar, njofton Insajderi.
Kështu thonë raportimet e klinikave COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe të dhënat e spitaleve të përgjithshme.
Sipas raportit 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 451 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Ditëve të fundit kanë filluar të bien infeksionet COVID-19, por Ministria e Shëndetësisë po kritikohet se po kryhen më pak testime. /Insajderi.com