473 qytetarë gjobiten për mosrespektimin e masave anti-COVID

473 qytetarë gjobiten për mosrespektimin e masave anti-COVID

Ka filluar të bie numri i gjobave ndaj atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID’19, njofton Insajderi.

Në 24-orët e fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se për mosrespektimin e Ligjit për COVID-19 janë gjobitur 473 persona.

Shumica e këtyre tiketave edhe gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar për mosmbajtje të maskës.

Ndryshe, në muajin gusht ishte miratuar Ligji Anti-Covid’19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro. /Insajderi.com