Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend, numri i gjobave të shqiptuara për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID, vazhdon të jetë i lartë.
Policia e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar 474 gjoba mosrespektim të ligjit për COVID-19.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore Policia ka shqiptuar një mijë e 14 tiketa trafiku.
14 persona u arrestuan, nëntë persona u dërguan në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 16 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale. /Insajderi.com