48 mijë e 682 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

48 mijë e 682 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

11 mijë e 208 persona po vazhdojnë të jenë të prekur me COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku tutje thuhet se që nga fillimi i pandemisë deri më sot edhe numri i vdekjeve ka qenë i lartë, duke arritur në një mijë e 248 raste të vdekjes.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 48 mijë e 682.

Sipas të dhënave nga IKSHPK, deri më tani të testuar janë 171 mijë e 154 persona si të dyshuar për SARS COV-2.

Ndërkaq referuar shifrave të këtij institute, numri i të shëruar arrin në 36 mijë e 226 raste. /Insajderi.com